NY, Berisha lobon per Kosoven, Meta per vizat

24/09/2009 08:35

Lobingu per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe njohja e pavaresise se Kosoves nga vendet te cilat akoma nuk e kane ndermarre nje hap te tille ishte qellimi kryesor i delegacionit tone gjate vizites ne SHBA.

Kryeministri Sali Berisha, i cili po merr pjese ne samitin vjetor te Organizates se Kombeve te Bashkuara, ka filluar tashme takimet zyrtare me krere te ndryshem te botes.

Shefi i diplomacise shqiptare, Ilir Meta, ka marre garancine nga homologet e tij per liberalizimin e vizave per shqiptaret.

Ministri i Jashtem belg, Yves Leterne, per sa i perket liberalizimit te vizave, u shpreh se Shqiperia ka bere perparime te dukshme ne plotesimin e kushteve te udherrefyesit te Komisionit Europian dhe shprehu besimin ne permbushjen e shpejte te tyre nga pala shqiptare, çka do te sillte nje reagim pozitiv per kete qellim.

Meta mori pjese ne darken Trans-Atlantike e cila u shtrua nga Sekretarja e Shtetit te SHBA Znj. Hillary Klinton.

Znj. Klinton i konfirmoi Z. Meta vullnetin e SHBA per nje bashkepunim te ngushte mes dy vendeve ne te gjitha nivelet dhe i theksoi atij besimin e plote tek roli teper konstruktiv dhe i rendesishem qe Shqiperia ka luajtur dhe do luaje si nje partnere e afert e SHBA per mbarevajtjen e sigurise, paqes dhe stabilitetit rajonal.

Top Channel