Lushnje, ujesjellesi nen hetim

24/09/2009 16:00

Prania e disa stallave dhe nje kanali me ujera te ndotura prane stacionit te pompave ne ujesjellesin e Lushnjes ka shqetesuar autoritetet vendore te cilat kerkuan berjen e analizave per cilesine e ujit.

Analizat e bera nga punonjesit lokale te higjienes kane verejtur sasi te larta amoniaku per kete arsye eshte kerkuar ndihma e specialisteve te Institutit te Higjienes.

Kryebashkiaku i Lushnjes thote se s’ka vend per alarm.

Ky ujesjelles eshte ndertuar si investim i nje projekti gjerman. Kryebashkiaku thote se do te largohen nga stacioni i pompave shkaktaret e kesaj ndotje.

Top Channel