Blushi: Fajtore per humbjen eshte e majta

24/09/2009 21:50

Anetari i kryesise se Partise Socialiste, Ben Blushi ritheksoi edhe nje here se fajtore kryesore per humbjen e zgjedhjeve eshte e majta dhe lideri i saj, Edi Rama.

“Koalicioni i djathte ka marre me shume se 25 mije vota nga te majtet. Partite aleate te PD-se i kane sjelle koalicionit te tyre gati 100 mije vota, PS-se 60-70 mije vota. Kjo eshte nje nga te vertetat e zgjedhjeve. Duhet te fillojme ta shohim problemin tek vetja. Arsyeja e pare eshte cilesia e zgjedhjeve. Ne jemi subjektive se kemi qene ne fushate dhe kemi tendence t’i ekzagjerojme gjerat. Nuk kemi fakte se ku na jane vjedhur zgjedhjet. Ne u futem ne fushate duke e ditur se do behej presion dhe kundershtaret kishin gjithe shtetin ne funksion. Fatekeqesisht e majta nuk po merr me shume vota se e djathta ne Shqiperi”, tha Blushi.

Deputeti socialist shtoi gjithashtu se e majta nuk kishte nje alternative per varferine, fshatin apo rinine, prandaj nuk i mori votat e tyre. “Kjo e majte nuk ka pasur kauze, ka pasur vetem nje qellim, per te thene: ne jemi me te mire se Berisha. Antiberishizmi ne vitin 2009 tregoi se nuk eshte funksional. Jam kunder cdo mendimi qe thote: ne kemi bere gjithcka shume mire, fajin e ka Saliu me Ilirin”, theksoi gjithashtu Blushi.

Anetari i kryesise socialiste u perqendrua me pas ne problemet e brendshme te PS-se, duke thene se kjo parti sot nuk po arrin te freskohet dot. “E majta sot ka nje problem tjeter, nuk freskohet dot sepose edhe Rama sot eshte i vjeter, perfaqeson te shkuaren e PS-se. PS po legalizon Berishen prape duke shkuar ne ekstremin e djathte. E majta nuk mund te bashkohet ne kete menyre sepse eshte nje bashkim i vjeter”, nenvizon ai.  

Top Channel