Banda e Durresit fiton ne gjykate

24/09/2009 20:20

Megjithese ka tentuar dy here brenda te njejtes dite per te marre deshmine e te pandehurit dhe bashkepuntorit te drejtesise, Adriatik Coli per banden kriminale te Durresit, Gjykata e Krimeve te Renda ka deshtuar serish.

Ai nuk mundi te siguroje deklaraten qe mban peng procesin prej me shume se dy vjetesh. Avokatet, duke ndjekur taktiken e perhershme te mungeses ne salle, e shtyne seancen e mengjesit ndaj pjeses derrumuese te te pandehurve, me ne krye Lulezim Berishen dhe Indrit Doklen.

Por ne mesdite, nje tjeter trupe gjykuese qe gjykon ceshtjen ndaj te pandehurin Bujar Gashi edhe ky ish pjestar i bandes, vendosi te therrase te pandehurin te deshmoje. Me kete manover prokuroria duket se kishte gjetur zgjidhjen per ta bere Adriatin Colin te fliste me ne fund para gjykates, por sapo i pandehuri pa te vinte ne salle i penduari, vendosi te imitonte avokatet e bandes dhe kerkoi te largohet nga salla pasi ishte i semure.

Kerkesa e gjykatesve per ta marre deshmine ne prani te avotatit, eshte refuzuar nga ky i fundit i cili gjithashtu ka braktisur sallen. Ne keto kushte gjykatesve nuk u mbeti gje tjeter vecse te pranojne serish triumfin e avokateve dhe te pandehurve ne zvarritjen historike te procesit per nje nga bandat famekeqe ne Shqiperi.

Top Channel