Tragjedia e Greqise, babai kthehet ne atdhe

23/09/2009 00:30

Rrefehet per here te pare babai i dy femijeve te mbytur ne vaske nga e ema ne Greqi. I sapo kthyer ne fshatin Cangonje te Korces 41 vjecari Arti Dervishi tregon per Top Channel se nuk dinte se ishte perfshire ne nje tragjedi te dyfishte kur gruaja e tij, Bardha Dervishi ka tentuar vetevrasjen duke u hedhur para makines, pak minuta pasi  kishte mbytur femijet e saj.

“E percolla ate ( Bardhen ) ne ambulance dhe i thashe policise kam dy femijet ne shtepi vetem. Erdhi kusheriri me mori me coi ne shtepi. Sa shkoj ne shtepi therrita femijet, kontrollova neper dhoma, shikoj ne banjo, te dy femijet ne vaske…”, deklaron i perlotur Arti Dervishi, babai i dy femijeve te mbytur nga e ema ne Selanik.

Ndonese i ndare fizikisht pasi gruaja eshte e izoluar ne burg, Arti Dervishi babai i dy femijeve eshte kthyer ne atdhe per te kerkuar divorcin legal me bashkeshorten se tij. Ai ka depozituar padine ne gjykate dhe shprehet se nuk mund te fale krimin e kryer prej saj edhe pse  ne Greqi mund te  denohet me pak vite pershkak te gjendjes se saj depresive.

 “Nuk ka vuajtur me perpare nga depresioni dhe per femijet linte koken. Kjo ceshtje po ndiqet edhe ne Greqi. Policia me thote qe mund te denohet me 5 vjet”, shprehet Dervishi.

Tragjedia ndodhi me 9 gusht ne familje shqiptare e cila jetonte prej 12 vitesh ne Greqi.

Top Channel