Tirane, vdes saldatori ne pune

23/09/2009 08:55

Pronari i nje vinci eshte arrestuar nga Policia e Tiranes, pasi akuzohet per vdekjen aksidentale ne pune te nje saldatori.

Viktima ka qene duke punuar ne vincin e tij, kur eshte keputur kova, qe i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme. Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur ne lidhje me kete ngjarje se nga sherbimet e Komisariatit te Policise Nr. 5 u krye arrestimi i shtetasit Bari Sait Babaj, 50 vjec, lindur dhe banues ne Shkoder.

Arrestimi i tij u krye sepse ne segmentin rrugor Bathore-Zall Herr, ne nje vinc te cilin e kishte ne pronesi te tij, ka gjetur vdekjen punetori Fredi Sokol Jaku, 40 vjec, banues ne Shkoder. Viktima ishte punesuar prej Bari Babajt, ne profesionin si saldator.

Dje, 40-vjecari po merrej me saldimin e vincit, ku per pasoje vinci eshte keputur dhe e ka zene poshte. Sipas grupit hetimor, Fredi Jaku ka gjetur vdekjen e menjehershme, pavaresisht se eshte tentuar t’i jepet ndihma e pare.

Ne vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, nderkohe qe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per vepren penale te “shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune”. I arrestuari ka pranuar te shkoje ne polici, duke mos i rezistuar arrestimit.
 

Top Channel