Prona, dy te plagosur ne Tirane e Librazhd

23/09/2009 09:10

Sherret per pronen vazhdojne te shkaktojne gjakderdhje. Dy konflikte per motive pronesie kane shkaktuar dy te plagosur ne Tirane dhe ne Librazhd, ndersa policia ka arrestuar dy autoret e plagosjeve.

Sipas te dhenave te policise se kryeqytetit, dje eshte kryer arrestimi i Ibrahim Hurdhes, 63 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Dershen, Komuna Dajt.

“Arrestimi i tij u krye pasi tri dite me pare, dyshohet se ka goditur me sepate Nezir Ahmetin, 63 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Dershen, i cili aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak Tirane, jashte rrezikut per jeten”, detajoi policia e Tiranes. Sipas te dhenave nga grupi hetimor, i cili ka mberritur ne vendin e ngjarjes, pasi eshte njoftuar nga persona te tjere, dyshohet se konflikti ka lindur per shkaqe pronesie.

Dy familjet kane nje problem toke, ku secila prej tyre pretendon per pronesine. Nga grupi hetimor u kryen veprimet procedurale dhe pas kontrollit te ushtruar ne banesen e Ibrahim Hurdhes u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sepate, nje karabine model 54, si dhe 427 fisheke luftarake.
Ndersa ne Librazhd, konflikti per pronen ka ndodhur te henen pasdite, ne fshatin Dardhe te Komunes se Hotolishtit. Sipas burimeve te policise, rreth ores 18:30, nga ana e seksionit kunder krimeve ndaj personit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Elbasan, u be arrestimi ne flagrance i 36-vjeçarit Shpetim Cekrezi, lindur ne Librazhd dhe banues ne Tirane.

Sipas burimit ne fjale, arrestimi i tij u be pasi gjate nje konflikti per motive pronesie, ka goditur me thike 47-vjeçarin Lutfi Hajdari, lindur e banues po ne fshatin Dardhe. Menjehere i demtuari u dergua ne spitalin rajonal Librazhd, ku sipas mjekeve, nuk  eshte ne rrezik per jeten. Nga ana u policise u sekuestrua ne cilesine e proves materiale thika e perdorur nga autori. Burime nga vendi i ngjarjes bejne te ditur se konflikti kishte nisur nga pretendimet qe kishte autori i krimit per tokat ne vendlindjen e tij.  
 
 

Top Channel