Itali, pranga shqiptarit me 19 kg droge

23/09/2009 16:05

Nje ngarkese prej 19 kilogramesh kokaine eshte sekuestruar sot nga policia italiane ne Ventimilia.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave ne pranga ka rene transportuesi i droges, nje 35 vjecar shqiptar i padenuar me pare.

Sipas burimeve, lenda narkotike ishte e cilesise se larte dhe ne treg do te kishte kapur vleren e 7 milione eurove.

Burimet shtojne me tej se agjentet kane sekuestruar edhe makinen me te cilen po behej transporti, parate dhe celularet e shtetasit shqiptar.

Top Channel