Greqi, shkaterrohet organizata e narko-trafikut

23/09/2009 12:25

Nje tjeter organizate e trafikut te lendeve narkotike ka rene ne rrjeten e antidroges greke.

Ngjarja ndodhi ne zonen Vula te kryeqytetit helen. Sipas policise helene, kater shtetas shqiptare jane vene ne  pranga, ndersa vazhdon ende operacioni per kapjen e anetareve te tjere te bandes.

Blute e Athines thone se kane vene ne pranga anetaret e nje familjeje.

Ata jane Miho, Agron dhe Ifi Kotorri, te moshave 29-41 vjec, ndersa emri i personit te katert, nuk behet publik per shkak te hetimeve qe ende vazhdojne, pasi agjentet e cilesojne ate se nje nder kreret e organizates, dhe njekohesisht nyje lidhese me disa organizata te tjera te trafikut te narkotikeve ne kryeqytetin helen.

Ne cilesine e proves material u sekuestruan 3.5 kilograme heroine, 10 kilograme kanabis, disa kilograme perzjeres te lendes narkotike dhe nje shume parash.

Agjentet thone se droga ka hyre ne Greqi nepermjet pikes kufitare te Kapshtices ne bordin e nje autoveture,e cila u sekuestrua.

Ajo eshte e nje cilesie te larte dhe e paketuar ne pako 0.5 kilogrameshe.Te arrestuarit dhe materialet ne ngarkim te tyre,iu derguan gjykates se Athines,e cila vendosi masen burg pa afat, deri ne perfundimin e hetimeve.

Top Channel