Fier, vertetim nga lagjja per pagesen e ujit

23/09/2009 08:25

Veshtiresite per te vertetuar numrin e pjesetareve te nje familjeje qe konsumojne ujin e pijshem ka detyruar Ndermarrjen e Ujesjellesit ne Fier qe te ndermarre nje hap disi te cuditshem, por shume praktik.

Marrja e nje vertetimi nga lagjja ku banon abonenti, eshte menduar si zgjidhja e vetme e “ngercit” te krijuar mes disa qytetareve dhe perfaqesuesve te Ndermarrjes se Ujesjellesit. Kohet e fundit, prane zyres se drejtorit te kesaj ndermarrjeje, Agim Plepi, kane mberritur shume ankesa per fatura aforfe te konsumit te ujit te pijshem.

Sipas tyre, numri real i personave qe jetojne ne keto familje ka qene me i vogel nga sa eshte faturuar. “Jam njohur me shqetesimin e qytetareve dhe dua te sqaroj se gjithcka ka ardhur ne kuader te kontrollit qe u eshte bere listave te te gjithe abonenteve te Ndermarrjes se Ujesjellesit.

Ne baze te ketyre te dhenave, Fieri nuk eshte nje qytet me 28 mije banore qe ne faturojme, por jane 86 mije banore. Me nje perllogaritje qe ne kemi bere, ka rezultuar nje mesatare me 4 persona ne familje, te cilen ne e kemi shperndare ne fatura. Ka edhe familje qe jane me pak dhe qe ankesat jane te drejta, por ky eshte nje numer i vogel qe shkon ne vetem 2%”, thote Plepi.
Realisht, ankesat jane drejtuar edhe diten e hene perpara Ndermarrjes se Ujesjellesit Fier, ku shume abonente pretendojne se jane vetem dy ose edhe nje pjesetar ne familje, ndersa fatura e ujit te pijshem shkon per 4 deri ne 6 persona.
Faturat qe vetem nje muaj me pare kishin te faturuar dy persona, kete muaj kane kater, nje rritje kjo e pajustifikuar.
“Jemi perballe nje fenomeni shume shqetesues. Kemi pare qe faturat e ketij muaji kane ardhur me shuma dy here me te larta se muajt e kaluar, gje qe nuk mund te justifikohet nga ana e Ndermarrjes se Ujesjellesit.

Nje muaj me pare, ne fature kisha te regjistruar tre persona, aq sa realisht jam ne familje, por kete here numri ka shkuar ne gjashte, duke shtuar edhe shumen”, ka thene nje prej ankuesve te shumte qe ndodheshin dje perpara Ndermarrjes se Ujesjellesit Fier. Per t’i dhene zgjidhje ketij problemi, Drejtori i Ujesjellesit Fier, Agim Plepi, ka menduar si zgjidhje te vetme marrjen e vertetimit nga rajoni, lagjja ku abonenti banon per numrin e personave qe ka ne ngarkim.

Nje gje e tille mendohet se do te zgjidhe ngercin e krijuar, megjithese mbetet e padrejte qe uji te paguhet ne baze te personave qe jetojne ne nje familje dhe jo ne baze te sasise se shpenzuar.

Top Channel