Berisha: Enciklopedia, e papranueshme

23/09/2009 19:25

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar nga Nju Jorku lidhur me enciklopedine e Maqedonise, duke e cilesuar ate si nje botim te papranueshem dhe absurd.

“Publikimi se fundmi, nga ana e Akademise Maqedonase, i nje enciklopedie eshte nje qendrim absurd dhe i papranueshem”, ka deklaruar Berisha.

Deklaraten e tij Berisha e beri gjate nje takimi me presidentin maqedonas, Gjorgje Ivanov, ku nder te tjera vleresoi nderhyrjen e shtetit per ta korrigjuar ate.

“Duke qene se Akademia eshte nje institucion zyrtar i Republikes se Maqedonise, nderhyrja e autoriteteve te larta maqedonase me nje qendrim te qarte ndaj ketij problemi do te ishte e domosdoshme, per faktin se askush nuk mund te ndertoje nje identitet bazuar mbi falsifikim te historise”, ka pohuar Berisha.

Nder te tjera, dy lideret kane biseduar edhe per marredheniet dypaleshe, duke u ndalur ne vecanti tek bashkepunimi ekonomik, integrimi, etj.

Top Channel