Berisha: Do te kerkojme njohjen e Kosoves, shtet

23/09/2009 11:55

Me hapjen e debatit ne asamblene e pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, kryeministri Sali Berisha ka gjetur rastin per te promovuar perpjeket e Shqiperise ne luften kunder korrupsionit dhe reduktimit te varferise.

Zoti Berisha e beri kete ne takimin e organizuar nga qeveria amerikane me kryeministrat e vendeve qe perfitojne nga programi amerikan i pragut te sfides se mijevjecarit. Aktualisht Shqiperia eshte ne fazen e dyte te zbatimit te ketij programi dhe me nje fond prej 15 milione dollaresh, ka konkretizuar disa projekte per luften kunder korrupsionit.

Kryeministri Berisha permendi si te tilla projektet per rregjistrimin elektronik te biznesit brenda nje dite, marrjen ne menyre elektronike te licensave, pagimin e taksave online, si dhe prokurimet elektronike.

Te gjitha keto, sipas kryeministrit Berisha e kane renditur Shqiperine si nje nder vendet me rezultate te prekshme ne luften kunder korrupsionit dhe lehtesimin e klimes per biznesin. Me vone gjate javes kryeministri Berisha do t’i prezantoje keto dhe sfida te tjera te Shqiperise ne fjalimin perpara asamblese se pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Por nje vend te vecante ne fjalimin e se shtunes te kryeministrit Berisha do te zere edhe Kosova, e cila ende nuk ka numrin e majftueshem te votave, 93, qe i duhen per t’u bere anetare e OKB-se.

Top Channel