Rama: Nuk i falim zgjedhjet

22/09/2009 15:25

Vijon perballja e dy kandidateve socialiste per kreun e partise me te madhe opozitare. Kryetari ne detyre i Partise Socialiste Edi Rama dhe kandidati Maqo Lakrori shpjeguan ne Korce platformat e tyre.

Zoti Rama tha se Partia Socialiste duhet te vazhdoje te kerkoje hetim per zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas tij, keto zgjedhje nuk mund te falen, sepse keshtu do te ishin te rrezikuara te gjitha proceset e ardhshme zgjedhore.

“Nuk eshte aventure sot te mos hysh sot ne parlament dhe te vendosesh kushte te qarta per t’u bere pjese e ketij parlamenti. Aventure eshte te hysh ne parlament per te shitur te drejtat e tua te kompania, qe tenton ta ktheje Shqiperine ne nje vend qe nuk ka te beje me interesat e njerezve”, u shpreh Rama.

Kurse zoti Lakrori e vuri theksin te nevoja per riorganizimin e se majtes ne Shqiperi. Kjo sipas tij, duhet bere me afrimin e sa me shume njerezve rreth Partise Socialiste.

Ne date 26 shtator, njeri prej dy kandidateve do te zgjidhet per kater vitet e ardhshme kryetar i Partise Socialiste.

Top Channel