Nju Jork, Berisha takohet me shefen e PNUD-it

22/09/2009 20:15

Kryeministri Berisha ndodhet ne Nju Jork per te marre pjese ne sesionin e 64-t te Asamblese se Kombeve te Bashkuara.

Takimin e pare kryeministri e pati me administratoren PNUD-it, zonjen Helen Klark, me te cilen ka diskutuar mbeshtetje financiare per projektet qe kane te bejne me sektorin e arsimit. Por vizita e kreut te qeverise pritet te perqendrohet edhe ne ceshtje qe kane te bejne me investimet e huaja ne Shqiperi.

Per Shqiperine, ceshtjet globale qe dominojne kete jave punimet e asamblese duken pak te largeta. Ajo qe i intereson Shqiperise kete jave pervecse hyn ne bisedime si vend anetar i NATO-s, eshte lobingu per veten e saj per ceshtjen e integrimit europian. Kryeministri Sali Berisha do takoje disa prej presidenteve dhe kryeministrave ne samitin per klimen, ku foles kryesor eshte presidenti amerikan Barak Obama.

Qendrimin nje javor ne Nju Jork, Berisha po e shfrytezon gjithashtu edhe per sigurimin e mbeshtetjes financiare nga organizmat e OKB-se, te cilat levrojne me miliona dollare fonde per projektet e zhvillimit. Takimi me numrin nje te Agjencise se Kombeve te Bashkuara per Zhvillimin ishte nje rast i mire per kryeministrin Berisha per te kerkuar mbeshtetje per projektet qe zhvillojne arsimin privat ne Shqiperi si dhe per nje funksionim me te mire mes sektorit publik dhe atij privat.

Gjate javes ne Nju Jork, kryeministri Berisha do te zhvilloje edhe takime te tjera me fokus jo vetem tek politika e jashtme, por edhe tek projektet e investime te huaja ne Shqiperi. Kete here, ne Nju Jork, kryeministri Berisha eshte i shoqeruar nga numri dy i qeverise, Ilir Meta, per te cilin ky eshte sherbimi i pare si minister i Jashtem pas 6 vjetesh dhe sherbimi i pare diplomatik si krahu i djathte i kryeministrit Sali Berisha.

Top Channel