Ngjela: Bojkoti i opozites, hap perpara

22/09/2009 15:45

Nje prej figurave te njohura politike, me pikepamje te djathta, avokat Spartak Ngjela, tregon per Top Channel disa nga pikat kryesore te bisedes se tij me kryetarin e opozites Edi Rama nje dite me pare.

Zoti Ngjela i cili me 28 qershor nuk arriti te zgjidhet deputet, thote se Shqiperia ka patur gjithnje edhe nje opozite te djathte qe prej 18 vitesh, qe mesa duket aktualisht mendon njesoj si opozita e vetme parlamentare qe eshte e majte.

“E konsideroj si nje hap perpara dhe eshte e vetmja garanci se mund te zgjidhen problemet”, u shpreh Ngjela.

Duke sjelle nje vemendje edhe disa bojkote te ngjashme te opozites se djathte ne vitin 97 dhe 2001 zoti Ngjela thote se bojkoti aktual i opozites se majte nuk mund te ngjaje me ato te opozites se djathte ne te shkuaren.

Gjithsesi zoti Ngjela kembengul ne faktin se zgjedhjet e 28 qershorit kishin probleme te medha qe e lane serish Shqiperine ne kufijte e nje vendi afrikan, ndersa i jep te drejte opozites se zotit Rama qe kerkon hapjen e kutive te votimit.

Top Channel