Ministri Vasili: Ja prioritetet e mia

22/09/2009 23:50

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili shprehet ne Top Show ne Top Channel mbi sistemin e sigurimeve shendetesore dhe prioritetet e tij ne dikasterin qe drejton.

“Ceshtja e modeleve te sistemit shendetesor nuk ka qene detyrimisht e lidhur me te majten apo me te djathten. Ne Shqiperi nuk ka asnje diference mes se majtes dhe se djathtes ne lidhje me sistemin shendetesor, nga viti 1994 e deri me sot nuk ka patur perplasje”, shprehet ne lidhje me sistemin e sigurimeve shendetesore Petrit Vasili.

“Menaxhimi i fondeve eshte kanceri i vertete i shendetesise. Nuk jemi ne krize ne kete moment dhe jemi te afte qe te sigurojme barna ne vazhdimesi dhe ato jetiket do te garantohen. Ne blerjen e barnave ka patur abuzime”, dekalaroi ne lidhje me menaxhimin e fondeve Vasili.

“Pritoritetet i pare eshte nje  Qender Spitalore Universitare e dispilinuar dhe se dyti duhet te clirojme spitalet nga mbirendimi i panevojshem me paciente qe mund te kurohen ne shtepi apo qendra shendetesore apo sherbimi paresor”, shtoi me tej ministri i Shendetesise.

Top Channel