Kuvendi s’ka numrat, bllokohen reformat

22/09/2009 08:45

Qeveria e integrimit europian ende nuk po sheh ne horizont mundesine per te nisur miratimin e ligjeve te rendesishme.

Mungesa e opozites ne sallen e Kuvendit ka nxjerre jashte axhendes parlamentare nismat qe kane te bejne me reformat e kerkuara nga faktori nderkombetar.

Per aq kohe sa opozita nuk do te kthehet ne salle, asnje prej ligjeve te reformes ne drejtesi, apo reformes zgjedhore dhe ligjet kushtetuese nuk do te mund te kalojne per shqyrtim dhe miratim.

Mjaft projektligje dhe ligje qe mazhoranca kerkon t’i miratoje apo ndryshoje nuk do te mund te konkretizohen pa miratimin e opozites.

Ato kerkojne 84 ose 94 vota ne varesi te permbajtjes se tyre. Numra kartonesh qe aktualisht kjo mazhorance nuk i ka.

Top Channel