Kukes-Morin, perfundon segmenti i fundit

22/09/2009 08:15

Takohen segmentet e fundit te autostrades Kukes-Morin. Ndonese nuk eshte shtruar ende me asfalt dhe nuk eshte plotesuar ne pikepamje teknike, eshte lidhur me ne fund segmenti me problematik i aksit te autostrades, pikerisht ai qe kalon perbri qytetit te Kukesit.

Ne muajin qershor te ketij viti, te gjitha pjeset e segmentit te autostrades nga Kukesi deri ne Morin kishin perfunduar, me perjashtim te ketij segmenti.

Punimet per kete copez te autostrades do te vazhdojne per te mundesuar ne te ardhmen edhe shtrimin me asfalt.

Ne Mamez automjetet levizin rreth 7 km ne rrugen e vjeter, per te rimarre autostraden ne Fushe-Dukagjin deri ne Rreshen e keshtu me radhe.

Ne kete segment punimet qe kane nisur ne prill te vitit te shkuar, pritet te perfundojne ne fund te ketij viti.

Inxhinieret tregojne se ky segment prej 5.5 km eshte nder me te veshtiret e gjithe autostrades, pasi ka nje gjatesi prej 1300 m linear urash dhe nje terren teper shkembor.

Sidoqofte, takimi i segmentit te fundit te autostrades ne qytetin e Kukesit ka shkurtuar rreth 9 km distance nga Morini ne Kukes, me sakte tek ura e Drinit te Zi, dhe ka shmangur perfundimisht kaosin e qarkullimit rrugor brenda qytetit te vogel, ku krijohej edhe nje ndotje e madhe e mjedisit.

Top Channel