Kriza, tregu i sigurimeve ne vend, jashte rrezikut

22/09/2009 20:30

Tregu shqiptar i sigurimeve nuk rrezikohet nga kriza financiare boterore. Kryetari i shoqates se siguruesve shqiptare, Avni Ponari thote se edhe ne tregun boteror efektet e krizes ne  tregun e sigurimeve kane qene minimale krahasuar me pasojat qe ajo la ne banka.

“Kjo krize nuk pati ndihkim ne vendin tone sepse duke qene nje vlere mjaft e vogel, me poshte nuk mund te shkoje”, shprehet Ponari. Shoqerite e sigurimeve jane nje nga hallkat me te rendesishme te sistemit financiar, ndaj si te tilla edhe ato nuk mund t’i shpetonin pasojave te krizes. Ne Greqi falimentuan brenda nje dite 4 kompani sigurimesh. Frika se mos kjo shkakton nje efekt zinxhir ne gjithe rajonin, per Ponarin nuk ekziston edhe ne rast se shoqerite e falimentuara jane prezente ne Shqiperi permes blerjeve te shoqerive vendase.

“Tregjet jane te konsoliduara brenda vendit te vet prandaj ajo qe ka ndodhur ne Greqi eshte pjese e Greqise”, thekson ai. Tregu i sigurimeve ne Shqiperi, pavaresisht rritjes se forte te viteve te fundit, 15-20 per qind ne vit, mbetet nje nga tregjet me te vogla dhe me te pazhvilluara krahasuar me vendet e rajonit.

Top Channel