Fier, dy vetevrasje brenda dites

22/09/2009 08:35

Dy te rinj tentojne t’i japin fund jetes duke u vetehelmuar. Ndersa nje 36-vjeçar ka gjetur vdekjen vetem pak minuta pas mberritjes ne spital, nje vajze e re eshte ende ne rrezik per jeten.

Mesohet se Mikail Josifi, 36 vjeç nga Frasheri, prej pese vjetesh vuante nga depresioni, nderkohe qe maturantja Elona Alliaj, 18 vjeçe, nga fshati Levan, e ka marre vendimin e vetevrasjes pas nje konflikti me shoqerine.

Burimet zyrtare te repartit te reanimacionit ne spitalin rajonal te Fierit pohojne se te henen, ne oren 14.30 minuta ka gjetur vdekjen ne spital Mikail Josifi.

36-vjeçari, lindur e banues ne fshatin Frasher, komuna Zharrez, eshte çuar ne spital nga familjaret. Ndonese ai u transportua ne repartin e reanimacionit, mjeket nuk kane mundur ta shpetojne.

“Nderhyrja ka rezultuar e kote, pasi sasia e lendes toksike qe Mikail Josifi kishte perdorur ishte e larte. Nje pjese e madhe e organeve te aparatit tretes te 36-vjeçarit kane pesuar demtime te pakthyeshme, çka e beri te pamundur permiresimin e tij”, ka thene mjeku ne sherbim gjate se henes.

Top Channel