Vaksina, rregullat per t’u mbrojtur nga viruset

21/09/2009 08:10

Pak nga pak, me qese, canta, kuti apo makina, farmacite e kryeqytetit po furnizohen me vaksinat e gripit te zakonshem.

Edhe ato te cilat nuk kane marre ende dozat e para, presin dhe percjellin qytetaret, duke mbajtur nje regjister e duke punuar me porosi. Muaji shtator perfundon per pak dite dhe keshtu mbeten pak me shume se dy muaj per te bere vaksinen. Farmacite kryesore te kryeqytetit kane njoftuar se kane marre dozat e para te vaksinave, ato mberrijne nga vendet e Bashkimit Europian si Franca apo Greqia.

Cmimi i tyre varion nga 1200 deri ne 1400 leke dhe koha ne te cilen mund te merren eshte vetem sezoni i vjeshtes, me pas nuk jane me te efektshme. Instituti i Shendetit Publik dhe ish-ministrja e Shendetesise, Anila Godo, deklaruan se situata e virozave te stines, virozave te “cuditshme” apo edhe ndonje kombinim i gripit te zakonshem me gripin e derrit, do te ndihen dhe evidentohen ne muajt e vjeshtes. Viroza qe do te qarkulloje do te jete e rrezikshme dhe situata do te jete shqetesuese.

Ne mungese te vaksines se gripit te derrit, por ne nje kohe kur mund te sigurohet vaksina e thjeshte e gripit te zakonshem, Instituti i Shendetit Publik sugjeron marrjen e saj nga qytetaret ne pergjithesi dhe nga kategori specifike ne vecanti.

Vaksina mund te aplikohet nga cdo person, perfshi grate shtatzena, por keshillohet vecanerisht per disa grupe te popullates, per arsye te riskut me te larte per komplikacione nga gripi. Cdo nje vit duhet te vaksinohen femijet mbi 6 muajsh, ata qe frekuentojne cerdhe, kopshte dhe shkolla. Personat mbi 60 vjec.

Personat qe vuajne nga semundje kronike te mushkerive, zemres, veshkave. Personat qe kane deficite te sistemit imunitar, duhet te vaksinohen vetem pasi te konsultohen me mjekun. Kategori te tjera te cilet jane vleresuar nga Instituti i Shendetit Publik si te “ekspozuar” ndaj gripit jane: personeli shendetesor, personeli i cerdheve, kopshteve dhe shkollave, qytetaret qe per arsye te punes jane te detyruar te udhetojne shpesh.

Femijet dhe te moshuarit jane nje tjeter kategori qe duhet te marrin vaksinen. Te semuret kronike dhe njekohesisht dhe qytetaret qe punojne ne ambiente me personel te gjere duhet te jene te imunizuar per te parandaluar gripin e ketij viti, i cili, sipas parashikimeve, do te jete i rende dhe me kompikacione te tjera.

Po ashtu, ndersa jane konfirmuar 31 raste te prekura nga gripi i derrit, ne vendin tone, ne nje dokument qe quajtur “Plan Veprimi”, specialistet kane parashikuar disa kategori te tjera te cilat do te vaksinohen menjehere pas mberritjes se vaksines specifike per AH1N1.

Ne fillim qytetaret duhet te keshillohen me mjekun e familjes, qe ne rast se vaksina mund te sjelle komplikacione ajo te mos aplikohet. Me pas behet blerja ne farmaci, konfirmimi i dates se skadences. Menjehere keshillohet te behet te mjeku i familjes.

Efekti i mbrojtjes imunitare te personat qe aplikojne vaksinen fillon te shfaqet nje jave deri ne dy jave pas aplikimit te vaksines. Vaksina e gripit sezonal eshte e rekomanduar nga Organizata Boterore e Shendetesise bazuar ne survejancen nderkombetare dhe vleresimet e eksperteve ne lidhje me tipat e viruseve ne qarkullim.  

Top Channel