Rama: Ligje te reja? U shkelen te vjetrat

21/09/2009 15:45

Gara zgjedhore per kryetar te Partise Socialiste vijoi ne qytetin e Beratit ku dy kandidatet Edi Rama dhe Maqo Lakrori prezantuan platformat dhe idete e tyre per drejtimin e Partise Socialiste.

Zoti Rama shpjegoi arsyet perse Partia Socialiste vendosi marredhenie te kushtezuara me kuvendin dhe tha ‘se nuk mund te hyjme ne kuvend pasi ligjet qe u miratuan me konsesus u shkelen’.

Ai kerkoi serish transparence per zgjedhjet e 28 qershorit duke perseritur hapjen e kutive te votimit.

“Garancia per mbrojtjen e votes u shkel dhe duke u shkelur ligji eshte shkelur e drejta jone themelore. Kete te drejte ne do ta fitojme me cdo kusht, duke e ndalur ate permes rezistences demokratike”, u shpreh Rama.

Kandidati tjeter Maqo Lakrori u ndal ne tezen e rithemelimit te se majtes dhe foli gjeresisht per vendosjen e rregullave te qarta te konkurimit ne parti.

Kreu i PS-se do te zgjidhet pas 5 ditesh nga anetaresia permes parimit nje anetar nje vote.

Top Channel