Durres, shkarkohet drejtoresha e Albtelekomit

21/09/2009 08:40

Nje emer i ri ne krye te Albtelekomit te Durresit pritet te zgjidhe perfundimisht edhe problemin e shkaktuar muajt e fundit per abonentet ne kete qytet.

Prej disa muajsh nje vendim i drejtorise qe faturat te shperndahen nga tekniket e linjave telefonike ka shkaktuar irritim te tekniket, qe e kane refuzuar detyren shtese, por edhe te qytetaret durrsake. Shperndarja e faturave neper shtepi nuk eshte kryer, ndersa abonentet cdo fillim muaji te ri jane perballur me nderprerjen e menjehershme te sinjalit telefonik si kujtese, ne mungese te fatures se pashperndare, per te bere pagesen.

Kjo fundjave ka sjelle ndryshime ne menaxhimin e filialit te Albtelekomit. Drejtuesit e kompanise se telefonise fikse ne vend kane larguar nga pozicioni i drejtoreshes se filialit te Durresit, Majlinda Ballhysen. Ajo do te zevendesohet ne kete detyre administruese nga Naim Kacorri, qe vjen ne Durres nga Tirana.

Ne filialin e Durresit ky ndryshim eshte mirepritur, pasi Kacorri njihet si specialist per shkak te eksperiences profesionale ne Albtelekom, ndryshe nga Ballhysa e cila e mbante kete post qe nga viti 2005, menjehere pas fitores se zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike.

Nuk dihet nese Ballhysa do ta pranoje detyren e re qe i eshte ofruar prane Drejtorise se Pergjithshme. Ne tryezen e punes, drejtorin e ri do ta prese dhe nje peticion i teknikeve te linjes, si dhe shume ankesa qytetaresh per mungesen e sherbimit te shperndarjes se faturave neper banesa dhe nderprerjes se padrejte disaditore te sinjalit.

Vendimi qe shkaktoi problemin erdhi ne kuadrin e te ashtuquajturave reforma te ndermarra ne kete filial. Drejtuesja e tij vendosi qe shperndarjen e faturave telefonike ta bejne 7 tekniket e linjes dhe jo me shperndareset. Ky vendim gjeti kundershtimin e menjehershem te teknikeve, te cilet te angazhuar ne mirembajtjen e linjave dhe riparimet e defekteve a lidhjet e reja e kane konsideruar te pamundur realizimin e ketij veprimi.

Prej te pakten 4 muajsh ne shtepite e durrsakeve ka munguar mberritja e faturave dhe paraqitja prane sporteleve te Albtelekomit per te paguar detyrimin ka shkaktuar radhe, irritim dhe shpesh pamundesi financiare te nje pjese e abonenteve per t’iu pergjigjur shlyerjes se detyrimit.

Top Channel