AH1N1, 3 milione dollare per vaksinen

21/09/2009 08:15

Mbi 3 milione dollare eshte fondi ne dispozicion per sigurimin e vaksines kunder virusit te gripit A (H1N1).

Lajmin e konfirmoi zyrtarisht drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja. Pervec kompanive eshte kontaktuar edhe me qeveri te Bashkimit Europian dhe me vendet fqinje, ne menyre qe vaksina te vije sa me shpejte.

Vec masave te pergjithshme, vaksinimi luan rol te rendesishem ne mbrojtjen e popullates. Ministria e Shendetesise ka kerkuar vaksinimin e 1/3 se popullsise. Sipas planit te Ministrise se Shendetesise per pandemine e virusit A (H1N1), si fillim do te vaksinohen grupet e riskut, kategorite te konsideruara si prioritare dhe me pas pjesa tjeter e popullsise.  

Top Channel