TVSH per arsimin e shendetesine, debat ne qeveri

20/09/2009 19:45

Vendimi per uljen e tatimit mbi vleren e shtuar ne arsim dhe shendetesi ka krijuar debate brenda vete qeverise. Ministria e Financave ka pergatitur nje draft, i cili fillimisht parashikonte pergjysmimin e tatimit mbi vleren e shtuar per bizneset qe ofrojne produkte dhe sherbime ne fushen e arsimit dhe shendetesise nga 20 ne 10 per qind.

Por ky variant i mbeshtetur nga ministri i Financave, Ridvan Bode eshte ngrire perkohesisht, pasi kryeministri Berisha duket se kerkon qe tatimi mbi vleren e shtuar ne keta dy sektore te hiqet perfundimisht.

Pika e nxehte projekligjit ka te beje me TVSH-ne qe do te paguhet per medikamentet. Aktualisht ilacet dhe barnat ne Shqiperi jane te perjashtuara nga tatimi mbi vleren e shtuar dhe bizneset ne fushen e shendetesise paguajne TVSH vetem per sherbimet qe ato ofrojne si vizitat apo diagnostikimet e pacienteve.

Por nese do te miratohej varianti fillestar i Ministrise se Financave, atehere edhe medikamentet do te perfshiheshin ne skemen e tvsh-se, qe sipas burimeve nga ministria e financave do te rriste automatikisht me 10-12 per qind cmimet e barnave ne treg duke goditur keshtu direkt shtresat me vulnerabile te shoqerise, e kryesisht pensionistet.

Per te shmangur efektet sociale te kesaj mase, por edhe koston politike qe ajo mbart kryeministri eshte vene kunder draftit te financave duke mbeshtetur variantin e heqjes perfundimisht te TVSH-se ne arsim dhe shendetesi. Kjo do te thote se univeristet ashtu dhe klinikat private nuk do te paguajne me tatim mbi vleren e shtuar per sherbimet dhe produktet qe ato ofrojne ne treg dhe ata qe perfitojne me shume jane padyshim studentet ne arsimin privat, gjithmone nese universitetet private do e reflektojne heqjen e tvsh-se ne tarifat e shkollimit.

Megjithate deri tani qeveria ende nuk ka nje qendrim final se cilin nga dy variantet do te miratoje, ate qe e ul TVSH-ne ne 10 per qind apo variantin tjeter qe i perjashton arsimin dhe shendetesine nga kjo takse.  E sigurte eshte se per here te pare qeveria shqiptare po pergatitet te zbatoje sistem preferencial taksash, i cili do te tkurr te ardhurat e buxhetit, sipas financave me 300 milione leke, pa perfshire efektin e konsiderueshem te TVSH-se se ilacceve.

Top Channel