Reforma ne drejtesi, gjykatat qe preken

20/09/2009 09:45

Reforma ne sistemin gjyqesor do te preke gjykatat kryesore ne Shqiperi, ku eshte parashikuar qe nje pjese e mire e gjyqtareve te levizin.

Me e prekura nga reforma e miratuar edhe nga Presidenti i Republikes do te jete Gjykata e Tiranes, ku parashikohet te ndryshohet nje e treta e gjyqtareve.

Ne kete gjykate, Presidenti Topi ka caktuar se per vitin 2009-2010 te shtohen 11 gjyqtare, te cilet do te merren nga gjykatat e rretheve. Ndersa nje pjese e mire e anetareve te kesaj gjykate pretendojne per te shkuar ne Gjykaten e Apelit, çka do te hapte vende te reja te lira, te cilat do te plotesohen nga gjykatat e rretheve.

Parashikohet nje rokade e te gjithe sistemit gjyqesor ne rang republike. Krahas gjykatave ne Tirane, KLD-ja parashikon levizje te shumta ne Gjykaten e Rrethit dhe Apelit Durres. Por nuk mbeten pas gjykatat e Shkodres, Vlores dhe Gjirokastres, ne te cilat do te kete levizje te shumta. 

Levizjet

Ministria e Drejtesise dhe Keshilli i Larte i Drejtesise kane realizuar nje studim te te gjitha levizjeve ne rang republike, nga ku rezulton se jane rreth 100 gjyqtare nga 350 te tille ne Shqiperi qe do te ndryshojne vendet e punes. Dikush do te ngrihet ne detyre dhe do te punoje afer zones ku banon, por parashikohet qe disa gjyqtare qe punojne ne gjykatat elite te transferohen ne rrethe, çka do te perbeje nje prioritet te punes se ministrise dhe KLD-se.

Me dekretin e disa diteve me pare te Presidentit Bamir Topi, sistemi gjyqesor ka caktuar edhe numrin e gjyqtareve ne Shqiperi, ndersa e gjithe puna e levizjeve do te realizohet brenda nje muaji dhe te gjitha ndryshimet duhet te kene perfunduar ne fund te muajit tetor te ketij viti.

Duket se pas 14 viteve, sistemi gjyqesor shqiptar do te pesoje ndryshime drastike, ku do te realizohet nje rokade emrash ne te gjithe Shqiperine. KLD-ja dhe Ministria e Drejtesise i jane “perveshur” punes per te transferuar gjyqtare nga njera gjykate ne tjetren, pas dekretit te Presidentit. “Reforma”, sipas burimeve nga Ministria e Drejtesise, do te filloje menjehere dhe pritet qe te perfundoje ne fund te muajit tetor me te vetmin qellim: te plotesohet numri i çdo gjykate ne baze te dekretit te djeshem te Presidentit te Republikes.
 
Transferimi

Gjyqtaret do te transferohen ne menyre te detyrueshme dhe pa miratimin e tyre. Ministria dhe KLD-ja do te analizojne dosjet e çdo gjyqtari qe preket nga levizjet dhe ne baze te arritjeve ne pune ai do te emerohet. Nese nje gjyqtar i Shkodres, Fierit, Vlores, Elbasanit qe banon ne Tirane dhe nuk ka ndonje mase ndeshkuese apo paralajmeruese do te transferohet afer zones ku banon, pa pelqimin e tij.

Ne rastin e Gjykates se Permetit qe eshte hapur rishtazi, burimet nga Ministria e Drejtesise thane se do te transferohen gjyqtare nga Gjykata e Fierit, Gjirokastres, Sarandes apo Vlores, qe jane afer qytetit te Permetit. Sipas te dhenave nga ministria, gjyqtaret ne kete rast do te transferohen ne menyre te detyrueshme, pasi asnje gjyqtar nuk pranon te shkoje ne nje qytet te larget. Gjithsesi do te studiohet dosja e çdo gjyqtari dhe me pas do te transferohet.

Top Channel