PS, fushata,  Rama e Lakrori ne Fier

20/09/2009 15:35

Me afrimin e fundit te fushates ne baze, per zgjedhjen e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama ka perforcuar idene e mosfutjes ne parlament pa plotesimin e kushteve nga mazhoranca per transparencen e procesit zgjedhor, perfshire edhe hapjen e kutive te votimit.

Per kete zoti Rama i kerkoi anetaresise socialiste ne Fier ta mbeshtese ne betejen e asaj qe ai e quan mbrojtje te demokracise nga nje pushtet i korruptuar qe ka manipuluar vullnetin e shqiptareve.

“Ne  duhet te rezistojme, dhe ne do te rezistojme. Une ju siguroj qe fati i kesaj beteje nuk eshte ne doren e Sali Berishes, as te Ilir Metes dhe as te Fatos Nano. Ky eshte nje pushtet ilegjitim dhe fati i kesaj beteje eshte vetem ne doren tone, ne e percaktojme me kurajo, vendosmeri dhe bindje qe nuk ka rruge tjeter, se cdo rruge tjeter eshte rruga qe na con ne humbjen e lirive dhe te drejtave tona”, u shpreh Rama gjate fjalimit te tij perpara socialisteve te Fierit.

Ne Fier, kandidati tjeter per kryetar, Maqo Lakrori, mes te tjerash shpjegoi edhe pjesen e alternatives se tij ne lidhje me perfshirjen e emigranteve ne jeten e partise.

“Nje e katerta e popullit tone sot eshte ne emigracion, nuk eshte pak dhe ne duhet qe ne mendimin dhe veprimin e partise, te mbledhim ne menyre te organizuar mendimin e socialisteve ne emigracion dhe ta pasqyrojme ate”, eshte shprehur kandidati per kreun e PS, Maqo Lakrori.

Ne qarkun e Fierit socialistet moren 9 nga 16 mandate gjithsej dhe ne takimin me anetaresine e Fierit, Edi Rama iu referua ketij rasti si modeli qe duhet te ndjekin socialistet per mbrojtjen e kerkesave te tyre.

Top Channel