Festohet Fiter Bajrami

20/09/2009 12:05

Besimtaret myslimane festojne Fiter Bajramin. Pas 30 dite agjerimi e sakrifice, per shleyrjen e mekateve, pastrimin e shpirtit dhe te trupit, besimtaret myslimane i falen zotit t’u pranoje kete ritual pavarsisht te mirave qe ata presin t’u sjelle.

Sipas tyre, agjerimin eshte nga njera ane detyre e cdo besimtari, por nga ana tjeter eshte permbushje e qetesise shpirterore.

Shpejt ne mengjes sheshi ‘Skenderbej’ ne kryeqytet ku ndodhet edhe xhamia e Et’hem Beut ishte mbushur nga besimtare myslimane qe kane respektuar te gjitha ritet e besimit te tyre.

E perkthyer nga arabishtja Festa e Bajramit te Madh do te thote gezim dhe hare.

Dhe pasi kane respektuar ritet e besimit mysliman pergjate gjithe muajit te Ramazanit, festa e Fiter Bajramit per besimtaret vazhdon me dreken tradicionale, ku ne tryezat familjare nuk duhet te mungoje asgje.

Por pervec urimeve ndermjet njeri-tjetrit, per me shume paqe e miresi, karakteristike e kesaj feste eshte ndihma per me te varferit ne menyre qe edhe ata me te ardhura te pakta financiare te kene mundesi te shtrojne tryezen ne dreken tradicionale qe permbyll muajin e madherishem te Ramazanit.

Top Channel