Afganistan, vriten 3 ushtare amerikane

20/09/2009 18:35

Serish viktima mes radheve te ushtareve te ISAF-it ne Afganistan. Tre ushtare amerikane kane humbur jeten brenda dy ditesh ne krahina te ndryshme te Afganistanit.

Forcat nderkombetare te sigurise njoftuan se dy ushtare amerikane jane vrare ne pjesen orientale te vendit ne luftimet kunder talebaneve ndersa dy te tjeret pohohet se nuk jane vrare ne luftime. Megjithate nuk saktesohen shkaqet e sakta te vdekjes se tyre.

Vdekja e tre ushtareve amerikane e con numrin e viktimave ne radhet e NATO-s ne 53 vetem per muajin shtator ku bilanci me tragjik ishte vetem pak dite me pare kur ne Kabul si pasoj e nje shperthimi kamikaz humben jeten gjashte pjesetare te forcave italiane te misionit.

Top Channel