Tafaj siguron studentet: Do te zbatohet ligji

19/09/2009 13:55

Ministri i ri i Arsimit, Myqerem Tafaj siguroi studentet e Vlores se nuk do te mbeten pa regjistruar, pasi ligji do te zbatohet njesoj per te gjithe.

Ne nje prononcim per mediat, pak para takimit me drejtore te arsimit ne rrethe, Tafaj theksoi se vendimi i qeverise parashikon qarte regjistrimin e cdo kandidati.

Ne fjalen e tij para vartesve, ministri kerkoi qe te mos lejohet ne asnje menyre braktisja e shkolles nga nxenesit e 9-vjecares.

“Asnje drejtues nuk mund te gjeje asnje argument qe ta justifikoje lenien e nje femije pa shkolle”, tha Tafaj.

Nje dite me pare studentet e universitetit “Ismail Qemali” te Vlores kane pushtuar me force ne mesdite ambientet e ketij universiteti.

Nje urdher i rektoratit i pengon ata te regjistrohen, ndonese ne baze te rezultateve te matures shteterore jane shpallur fitues.  

Top Channel