Kapen dy banda qe grabisnin ne Tirane

19/09/2009 09:05

Sektori kunder vjedhjeve ne drejtorine e policise ne kryeqytet, me se fundi ka goditur “fort” ndaj dy grupeve te mirorganizuara hajdutesh.

Sipas njoftimeve zyrtare, tre te rinj jane vene ne pranga pasi jane akuzuar nga uniformat blu per shume vjedhje. Burime nga Policia e Tiranes thane se nje 23-vjecar eshte arrestuar nga policia pasi eshte vene nen akuze per disa vjedhje, ne bashkepunim me dy persona te tjere.

Keshtu, burime nga policia e kryeqytetit thane se nga sherbimet e Komisariatit te Policise numer 5, eshte bere ndalimi i Viktor Veizit, 23 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane, i denuar me pare per vjedhje. Ndalimi i tij u krye sepse ky person dyshohet qe ne bashkepunim me Shaban Miftarin, 19 vjec dhe E. Gj., 17 vjec, te cilet tashme ndodhen te arrestuar, dyshohet se kane realizuar se bashku nje sere vjedhjesh me dhune, ne periudha te ndryshme kohore ne Paskuqan.

Policia tha se ata akuzohen qe me date 18 gusht 2009, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne Paskuqan kane vjedhur me dhune nje bashkemoshatarin e tyre, duke i marre shumen e parave prej 2 mije lekesh dhe nje telefon celular. Gjithashtu sipas policise, ne daten 24 gusht 2009, dyshohen se kane vjedhur ne Paskuqan 2, banesen ne pronesi te nje shtetaseje, duke i marre shumen e parave prej 50 mije lekesh dhe dy telefona celulare. Ne daten 18 gusht 2009 dyshohet se ne rrugen “Selaudin Zorba” kane vjedhur automjetin tip “Ford Fiesta”, me targa TR1197N, ne pronesi te nje qytetari.

Veizi gjithashtu akuzohet se ne daten 12 prill 2009 ka realizuar vjedhjen e dyqanit ne pronesi te nje gruaje, e ndodhur ne rrugen “Abedin Cici” ne Tirane. Po dje, nga efektivet e Komisariatit numer 5 eshte bere ekzekutimi i urdhrit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per ndalimin e dy adoleshenteve me inicialet E.M., 16 vjec, banues ne Laknas dhe R.M., 17 vjec, banues po ne Laknas. Sipas policise, ndalimi i tyre eshte bere pasi dyshohen qe ne bashkepunim me njeri-tjetrin, me date 8 shtator 2009, kane vjedhur dyqanin e celulareve ne Qender Kamze, ne pronesi te nje qytetari.

Po ashtu, me date 1 shtator 2009 u dokumentua teresisht implikimi i tyre ne vjedhjen e Bar-Kafese se ndodhur ne Qender Kamze, ne pronesi te nje tjeter qytetari. Policia tha se ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 6 cope celulare te tipeve te ndryshme. Per te tre personat e ndaluar, policia tha se dosjet me materialet do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per veprat penale te “vjedhjes” dhe “vjedhjes ne bashkepunim”.
 

Top Channel