Itali, Bosi: Jo terheqje e menjehershme nga Afganistani

19/09/2009 00:15

Aleati kryesor i Berluskonit ne qeveri dhe lideri iLega Nord, Umberto Bosi ka “zbutur” qendrimin e tij ne lidhje me prezencen ushtarake ne Afganistan.

Senatori i cili sapo ka festuar 68 vjetorin eshte shprehur se terheqja nga Afganistani nuk duhet te ndermerret njeheresh, ajo duhet te studiohet dhe te koordinohet me aleatet sipas nje plani specifik.

Bosi eshte terhequr disi nga kritikat e tij ne krahasim me deklaraten e nje dite me pare ku kerkoi nje terheqje te menjehershme te ushtareve italiane nga Afganistani.

Top Channel