AH1N1, 8 raste te reja analiza ne Rumani

19/09/2009 08:10

Listes se gjashte te dyshuarve me te prekur nga gripi i derrit i jane shtuar edhe dy persona te tjere.

Pacientet jane paraqitur dy dite me pare ne Urgjencen e Sherbimit te Infektivit ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza”. Menjehere mjeket kane plotesuar kartelen e pacienteve, ku kane marre edhe informacionin per te dhenat qe duhet te plotesoje pacienti per te nisur protokollin e mjekimit dhe menjehere ka filluar trajtimi i tyre.
Sipas mjekeve te ketij sherbimi, rasti i pare qe eshte paraqitur per trajtim prane QSUT-se sapo eshte kthyer nga Britania e Madhe. Ai ndodhet i shtruar ne Infektiv, nderkohe qe sipas parashikimeve te protokollit te mjekimit ka marre dozen e tamifluse.

Po ashtu, ne urgjencen e Infektivit eshte paraqitur me temperature, kolle dhe simptoma te tjera te gripit te derrit, edhe nje 14-vjecar, i cili pasi ka marre ndihmen mjekesore dhe nuk ka paraqitur komplikacione te tjera, eshte larguar per ne shtepi.

Sipas mjekeve, po trajtohen me antiviralin tamiflu dhe gjendja e te semureve mund te konfirmohet se eshte e stabilizuar dhe ne kontroll te plote te tyre. Jane tete persona te dyshuar per AH1N1, gripi i derrit, por rezultatet perfundimtare do te vijne nga laboratori i references ne Rumani. Do te jene specialistet e huaj te cilet pas ekzaminimeve do te konfirmojne nese keta persona jane te prekur me AH1N1 apo jo.

Aktualisht numri zyrtar i te  prekurve nga gripi i derrit ne vendin tone eshte  31. Mostra per ekzaminime dergohen cdo dite prane laboratorit te Institutit te Shendetit Publik.

Ka mungesa te kampioneve ne ekzaminimin e moshave pediatrike, nderkohe qe pas nje muaji analizat nuk do te dergohen ne Rumani. Brenda muajit tetor, Laboratori i Virologjise prane ISHP-se do te plotesoje te gjitha standardet ne aparatura dhe logjistike per t’i kryer vete te gjitha ekzaminimet per AH1N1.

Top Channel