Trafikuan femijet rome, marrin 20 vjet burg
18/09/2009 08:55
Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar me 20 vjet burg kater persona te akuzuar per trafik femijesh nga Shqiperia ne Greqi, pas denoncimit te skandalit ne emisionin investigativ “Fiks Fare” ne “Top Channel”.
Gjykata shpalli dje fajtor Alfred Xhambazin duke e denuar me 6 vjet burg, Ervehe Rizon e ka denuar me pese vjet burg, Dritan Sulen me pese vjet burg dhe Zana Shosharin me kater vjet burg.
Ata akuzohen se kane trafikuar disa femije rome nga Shqiperia dhe i dergonin ne Greqi per qellime perfitimi.
Hetimet e prokurorise, por edhe vendimi i djeshem i gjykates eshte mbeshtetur te pamjet filmike te servirura nga emisioni “Fiks Fare”.
Top Channel