Rama e Lakrori, takim me anetaresine ne Vlore

18/09/2009 15:10

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, njeherazi dhe kandidat per kryetar, si dhe rivali i tij Maqo Lakrori po zhvillojne takime me bazen ne cdo qark te vendit ne kuadrin e fushates per zgjedhjen e kreut te partise.

Ata ishin ne qytetin e Vlores ku prezantuan idete e tyre per drejtimin e Partise Socialiste.

Rama u perqendrua tek transformimi i struktures dhe funksionimit te PS-se, por edhe tek fokusi kryesor i tij raportet e kushtezuara te socialisteve me kuvendin per shkak te zgjedhjeve te 28 qershorit, ku sipas Rames u deformua vullneti i zgjedhesve.

“Ne nje strehe njerezish qe jane grumbulluar bashke duke iu shmangur drejtesise dhe duke iu shmangur kontrates me popullin, PS eshte pengesa e vetme ne realizimin e projektit monstruoz te Berishes per t’u bere sulltan ne Shqiperi”, theksoi Rama.

Konkurenti tjeter per kreun e PS-se, Maqo Lakrori foli mbi karrieren politike ne parti, per te cilen tha se duhet bazuar mbi vlerat e individit.

Por media nuk eshte lejuar te jete e pranishme ne pjesen tjeter te takimit ate te pyetjeve dhe debateve me te pranishem ne salle.

Burime nga takimi bejne te ditur per Top Channel se kryetari ne detyre Edi Rama ka dhene argumentat e tij lidhur me kundershtimin e bojkotit te kuvendit nga disa deputete socialiste qe drejtohen nga Ben Blushi.

Mesohet se ai ka nenvizuar nje prej pikave te rregullores se funksionimit te grupit parlamentar te PS-se, sipas te ciles ata qe thyejne vendimet politike te grupit, vete perjashtohen nga partia duke shpjeguar me kete rast edhe vendimin aktual per te mos hyre ne kuvend.

Shembulli i fundit eshte ai gjashte deputeve qe votuan presidentin ne vitin 2007, ndersa aktualisht duket si paralajmerim per pese deputetet qe kundershtojne linjen e partise.

Top Channel