Qeveria miraton strategjine per administraten

18/09/2009 15:35

Vendimi i pare i qeverise se re te kryeministrit Berisha ishte miratimi i strategjise 4-vjecare per administraten publike.

Nje strategji, qe sipas kreut te qeverise konsolidon sherbimin civil, duke e bere me efikase administraten ne pergatitjen e vendit per negociatat e anetaresimit ne Bashkimin Europian.

Kryeministri Berisha e vleresoi administraten si shtyllen kryesore qe do te percaktoje ritmet integruese te vendit, ne nje kohe kur Shqiperia pritet te hyje ne nje faze te re me Bashkimin Europian pas pranimit eventual te kerkeses per marjen e statusit te vendit kandidat.

“Se shpejti shpresojme do marim pyetesorin, qe perben dokumentin kryesor ne baze te te clit do te vleresohet performanca e kesaj administrate dhe kesaj qeverie.Ne kemi te gjitha mundesite qe kete 4-vjecar te konsolidojme administraten publike si shtylle kryesore te reformave per te cilat vendi ka nevoje ne pocesin e integrimit”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha sqaroi se strategjia 4-vjecare parashikon nderhyrje ne ligjin aktual te sherbimit civil, per te zgjeruar trupen e nepunesve publike, si dhe per t’i mbrojtur ata nga levizjet politike.

Kjo e fundit mbetet nje nga pikat kritike te Komisionit Europian ne raportet e pervitshme per Shqiperine, si dhe nje nga pikat kritike te raportit te ODIHR-it per zgjedhjet.

Per te bere me eficente administraten dhe nepunesit publike, strategjia parashikon edhe hapjen e nje universitit per administraten publike, si perfshirjen e pervojes perendimore qe gradon nepunesit publike sipas aftesive te tyre profesionale.

Top Channel