Kukes, arrestohet vrasesi

18/09/2009 14:50

Drejtoria e policise se Kukesit arrestoi nje person shume te kerkuar per nje vrasje te ndodhur ne vitin 2008.

Ai ishte ne listen e 10 me te kerkuarve ne kete qark dhe policia pas informacioneve operative ndaloi ne fshatin e tij te lindjes shtetasin Xhevit Azem Morina i akuzuar per vrasjen e nje adoleshenti te aferm me te me arme automatike dhe kercenimin e dy personave te tjere me vrasje.

Konflikti ka ndodhur ne vitin 2008 kur i arrestuari eshte perplasur me tre adoleshente te aferm me te per pronesine ne pyllin e fshatit. Pas debatit ai ka perdorur armen, nje automatik kallashnikov duke vrare nje 17-vjecar.

Top Channel