Gjyqi per zhdukjen e Remzi Hoxhes

18/09/2009 16:15

Avdyl Loshaj nje nder deshmitaret kryesore te akuzes ne procesin gjyqesor per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha do te deshmoje me ane te nje videokonference.

Gjykata e Krimeve te Renda ka pranuar kerkesen e prokurorit te ceshtjes Xhevat Hana qe videokonferenca te zhvillohet duke sqaruar se, do te prese edhe nje pergjigje te institucionet perkatese qe ofrojne ndihmen teknike te zhvillimit te saj.

Abdyl Loshaj i cili jeton ne Hollande nuk pranon te rrefeje ne Shqiperi. Loshaj eshte shoqeruar ne ambientet e sherbimit informativ kombetar dega Tirane dhe eshte hedhur nga kati i dyte i saj.

Loshaj u gjet nga policet e drejtorise se policise se Tiranes, ne territorin e tyre dhe u shoqerua me pas per ne spital, pa ditur se si kishte perfunduar aty.

Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe te pandehurit e tjere te kesaj ceshtjeje akuzohen edhe per urdherin e dhene per shoqerimin e padrejte ndaj Loshaj dhe torturimin e tij.

Nderkohe qe ne listen e deshmitareve te akuzes jane edhe tre shtetas te tjere te cilet ndodhen ne Itali, mes te cileve edhe ish-shefi i SHIK i deges se Tiranes kur u rrembye biznesmeni Remzi Hoxha te cilet prokuroria ka gjetur vendbanimet e tyre dhe kerkon realizimin e kontakteve per marrjen ne pyetje.

Top Channel