PS: Ne Kuvend pas hetimit

17/09/2009 19:45

Partia Socialiste regoi menjehere pas betimit te qeverise se re dhe tha se Berisha dhe Meta u betuan para presidentit pasi shkelen te gjitha betimet e bera para popullit.

“Sali Berisha u betua se do te luftonte korrupsionin dhe bente zgjedhje te lira e te ndershme, ne fakt u be mbreti i korrupsionit dhe beri zgjedhje qe nuk ishin as te lira e as te ndershme. Ilir Meta u betua se do te nxirrte ne pension Sali Berishen dhe do te hiqte nga kurrizi i shqiptareve qeverine e Gerdecit, ne fakt mbajti ne pune Sali Berishen dhe hipi edhe vete ne kurrizin e shqiptareve duke u bere pjese e qeverise se Gerdecit”, shprehet deputetja socialiste, Olta Xhacka.

Duke e konsideruar qeverine e re si shembelltyre te deformimit te politikes, deputetja socialiste tha se ky pushtet do thelloje krizen e demokracise te shtetit te se drejtes dhe ekonnomise se vendit.

“Sali Berisha kerkon qe opozita te hyje ne Kuvend. Ne jemi gati ta bejme qe neser neqoftese na jepet e drejta legjitime e demokratike te bejme transparence te plote per zgjedhjet e 28 qershorit duke hapur kutite e votimit perpara popullit shqiptar. Kete te drejte na e jep ligji elektoral i shkelur me kembe dhe pa u vene ne vend kjo e drejte vete procesi i ligjvenies humbet vleren e tij “, perfundon Xhacka.

Top Channel