Meksike: Viktimat e A/H1N1 mund te dhjetefishohen

17/09/2009 22:55

Autoritetet shendetesore meksikane paralajmerojne se viktimat e shkaktuara nga gripi i derrit mund te dhjetefishohen gjate periudhes shtator 2009 – mars 2010.

“Vendi ndodhet ne nje situate tjeter klimaterike. Mbarimi i stines se veres dhe afrimi i vjeshtes qe do te sjelle edhe temperatura me te ulta, mund te shkaktojne nga 1 deri ne 5 milion persona te prekur nga A/H1N1”, thuhet ne deklaraten e autoriteteve shendetesore meksikane.

Ne kete raport shtohet me tej se gjate kesaj periudhe numri i viktimave mund te arrije ne 2 mije vete.

Top Channel