Mediu terhiqet nga debati per Gerdecin

17/09/2009 21:05

Ish-ministri i Mbrojtjes, aktualisht minister i Mjedisit, Fatmir Mediu eshte terhequr nga nje perballje me analistet ne emisionin “Top Story”, ne Top Channel.

Pas nje pergatitje 10 ditore se bashku me stafin e emisionit dhe perfaqesues ligjore, ish-ministri i cili do te jepte shpjegimet e tij per pergjegjesite ne ngjarjen e Gerdecit, eshte terhequr ne minutat e fundit.

Analisti Andi Bushati e ka cilesuar mosprezencen e Mediut si nje “terheqje te turpshme”.

Ndersa per Henri Cilin, behet fjale per “nje akt te pashembullt dhe imoral”. “Ka disa limite qe shoqeria nuk ka nevoje t’i provoje ligjerisht”, theksoi Cili.

Ndersa per Lutfi Dervishin, “ka qene rast mjaft i mire qe Mediu te fitonte gjyqin me opinionin publik i cili eshte nje gjyq qe nuk i shmangesh dot”.

Top Channel