Betohen ministrat e rinj

17/09/2009 15:00

Drejtuesit me te larte te institucioneve kryesore te vendit u mblodhen te gjithe paradite tek Presidenti i Republikes per te marre pjese ne ceremonine e betimit te anetareve te rinj te Keshillit te Ministrave.(UPDATE)

Ceremoniali i betimit eshte hapur pas himnit kombetar dhe me leximin e formules se betimit, i pari qe ka firmosur ishte kryeministri Sali Berisha.

Me pas jane betuar te gjithe anetaret e tjere te kabinetit, duke nisur nga numri dy i qeverise, Ilir Meta,

Pavaresisht CV-ve politike te ministrave, te gjithe kane shtrenguar miqesisht duart me presidentin Bamir Topi, te shoqeruar nga duartrokitjet apo buzeqeshjet, sipas rastit, te Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, Prokurores se Pergjithshme Ina Rama apo edhe shefit te sherbimeve sekrete, Bahri Shaqiri.

Ne vend te fjalimit pershendetes, Presidenti Topi ka trokitur gotat e shampanjes me anetaret e rinj te kabinetit, shumica e te cileve e kane kryer edhe here te tjera ritin e betimit perpara fillimit te detyres.

Ceremonia ne Presidence ishte edhe nje rast i mire qe drejtuesit e institucioneve me te larta kushtetuese te shkembenin pershendetjet dhe urimet e rastit, gje qe ne nje klime marredheniesh normale mes tyre nuk do te binte ne sy.

Menjehere pas ceremonise se betimit puna per kabinetin e ri qeveritar ka nisur menjehere.

Kryeministri Berisha ka thirrur mbledhjen e pare te qeverise se re, e cila, qe tani e tutje nuk do te kete me perpara dosje voluminoze, por kompjutera personale, me te cilat do te punojne ministrat, ne emer te asaj qe kryeministri e cilesoi si transparence para publikut.

Gjate mbledhjes se pare te qeverise se re, kryeministri Berisha i kushtoi vemendje te vecante opozites, duke perseritur ftesen per bashkepunim brenda parlamentit.  

“Ne kuadrin e shtetit ligjor jemi te gatshem te pranojme cdo kerkese te opozites. Per kerkesat qe bien ndesh me ligjet, nuk duhet te mendohen nga asnjera pale. Shpresoj qe te gjitha thirrjet, vleresimet, te lexohen dhe te rilexohen nga anetaret e opozites, per t’u kthyer ne parlament dhe per te vazhduar bashkepunimin ne parlament”, u shpreh Berisha.

Top Channel