Rruga e Shishtavecit, shiriti “nderpreu” punimet

16/09/2009 08:55

Kane kaluar dy muaj nga dita e inaugurimit te fillimit te punes per ndertimin e rruges Kukes-Shishtavec dhe ende asnje kazme nuk eshte ngulur.

Ne muajin korrik, Kryeministri Berisha udhetoi ne Kukes ku nepermjet nje ceremonie ne terren inauguroi fillimin e punimeve per dy akse te rendesishme rrugore te rajonit te Kukesit, perkatesisht ate Kukes-Shishtavec me nje vlere prej rreth 4 miliarde leke dhe ate Kukes-Krume, loti i pare me rreth 3 milione dollare.

Per rrugen e Shishtavecit, duke prere shiritin e fillimit te punes, Berisha pat thene se qeveria e tij vleresonte nevojen e zones per nje rruge te parametrave europiane dhe se Shishtaveci tashme do te integrohej permes kesaj rruge me infrastrukturen kombetare. Por pervoja ka treguar se jo cdo tender i zhvilluar kthehet ne veper.

Sot, pas dy muajsh banoret e zones pothuajse e kane harruar premtimin, pasi ne rruge nuk ka asnje shenje qe te tregoje se aty punohet. Perkundrazi, rruga e vjeter, e cila nuk ploteson asnje parameter per t’u quajtur edhe nje rruge fshati afrikan, vazhdon te degradoje cdo dite e me shume, duke u kthyer ne nje pengese per zhvillimin e zones, si edhe ne rrezik per udhetaret.

Se kur do te nisin punimet kjo ende nuk mesohet nga askush, pasi keto dite duket se asgje nuk eshte ne vendin e vet dhe qeveria e re ende nuk ka marre forme.  
Udhetaret e lodhur qe pershkojne rrugen e Shishtavecit sapo zbresin nga Gryka e Vanave, nga ku shfaqet ura e madhe e autostrades, komentojne edhe rrugen e tyre ne menyra krejt politike, pasi askush nuk eshte i informuar sakte per ate se cfare po ndodh ne te vertete me rrugen e tenderuar.

Nje pjese e njerezve e komentojne, duke e lidhur me mungesen e fondeve, ndersa te tjere e cilesojne si nje premtim thjesht postelektoral qe Berisha e ka perdorur per vlera morale ndaj humbesit te zgjedhjeve. Drejtues vendore shprehen se vonesa e fillimit te punimeve ne kete aks nuk eshte ceshtje e tyre dhe se pervec mungeses se mjeteve nuk duhet te kete asnje pengese tjeter objektive apo madhore, sic mund te ishte pronesia mbi token apo moti etj.

Madje, njohesit e fushes tregojne se me fillimin e dimrit do te veshtiresohen punet ne rrugen ne fjale, e cila ne te vertete ndodhet ne nje terren shume te veshtire, ndoshta me te veshtirin ne vend.  
Rruga ne fjale do te  lidhte tri komuna me qendren administrative te Kukesit, si edhe aksin kombetar te autostrades dhe perkatesisht komunat Topojan, Zapod dhe Shishtavec qe te marra se bashku kane nje popullsi prej rreth 11 mije banoresh, ne teresi mjaft te varfer.

Kjo zone eshte e njohur per prodhimin e patates cilesore dhe shume e kerkuar ne tregun e Shqiperise, Kosoves dhe me gjere. Nga ana tjeter, Shishtaveci perben nje potencial te cmuar turistik, nga me te miret ne shkalle vendi per zhvillimin e turizmit malor, si dhe per sportin e skive. Rruga Kukes-Shishtavec, me nje gjatesi 24 km do te kushtoje rreth 4 miliarde leke, ndersa ndertimi i saj do te perfundonte ne vitin 2010.

Ajo nis tek ura e madhe mbi lumin Luma dhe pershkon Komunen e Topojanit dhe Zapodit, ndersa pertej Shishtavecit lidhet me rrjetin rrugor te Dragashit te Kosoves, si dhe me ate te Tetoves se Maqedonise, nje rrjet rrugor i kategorise se dyte ne gjendje mjaft te mire.

Top Channel