Qeveria: Vleresime nga Brukseli

16/09/2009 15:35

Qeveria shqiptare ka reaguar pas deklarates se ministrit te Jashtem suedez, Karl Bild lidhur me zgjedhjet shqiptare.

Zedhenesja e qeverise Majlinda Bregu deklaroi se qendrimi se Shqiperia eshte ne nje pozite me te mire tregon se Brukseli vlereson pergjegjshmerine e qeverise ne permbushjen e kushteve dhe reformave.

“Deklaratat e presidences suedeze dhe komisonerit Rehn se vendi pas ketyre zgjedhjeve eshte ne nje pozite me te mire per sa i perket perspektives evropiane,  jane konfirmim i pergjegjshmerise me te cilen qeveria shqiptare ka zbatuar dhe do te zbatoje te gjitha detyrimet qe afrojne vendin me shume me Bashkimin Evropian”, tha Bregu.

Me tej zedhenesja ftoi opoziten e Rames qe t’i lexoje keto mesazhe vleresuese per zgjedhjet e 28 qershorit me syrin dhe paanesine e partnereve te Shqiperise ne Evrope.

“Dua t’i bej edhe nje here thirrje opozites te mos e neperkembin me bojkote te pamoralshme procesin me te rendesishem, ate te Shqiperise evropiane.
ftoj opoziten e Rames qe te vije ne parlament e te deshmoje se plotesimi i detyrimeve per te qene sa me shpejt ne Bashkimit Evropian, eshte detyrimi politik e qytetar i gjithkujt qe ka kerkuar dhe ka marre voten e shqiptareve ne 28 qershor per te realizuar sa me pare endrren e perbashket evropiane”, thuhet ne reagimin e qeverise.

Top Channel