Peze, rithemelim i se majtes

16/09/2009 15:00

Pervjetori i 67-te i konferences se Pezes qe bashkoi komunistet  dhe nacionalistet ne nje front te perbashket antifashist, gjate Luftes se Dyte Boterore, shenoi nje moment te ri politik per te majten shqiptare perballe nje qeverie, e cila nuk eshte vetem e djathte por dhe e majte.

Disa perfaqesues te LSI-se, e cila ndodhet ne koalicionin qeverises, ishin jo rastesisht perkrah drejtuesve kryesore te se majtes ne ceremonine e organizuar me rastin e konferences se Pezes.

Ceremonia eshte paraprire nga nje takim mes kryetarit te socialisteve Rama dhe disa deputeteve te PS, me perfaqesuesit e LSI, Xhufi, Klosi, Legisi dhe Muci te cilet kane shprehur pakenaqesi per vendimin e partise se tyre per te qene pjese e koalicionit te djathte qe drejtohet nga kryeministri Berisha.

Burime brenda takimit bejne  te ditur per Top Channel se  tema kryesore e diskutimit qe u mbajt ne shtepine e Myslym Pezes, aty ku dhe eshte mbajtur konferenca 67 vjet me pare, ka qene rithemelimi i se majtes, deri ne termat e federates.

Burime saktesojne se tashme jane hedhur piketat per nje rithemelim te se majtes ne vend, e cila mbeti jo e gjitha ne opozite edhe per 4 vjet te tjera, pasi LSI dhe PD krijuan koalicionin qeverises.

Afrimi me Partine Socialiste i disa figurave te LSI-se shenon nje tjeter moment politik qe me zbardhjen e detajeve konkrete te tezes se rithemelimit do te cele debate te reja.

Top Channel