Kuvendi voton sot qeverine e re

16/09/2009 08:50

Kuvendi mblidhet sot pasdite per te miratuar kabinetin e ri qeverises te dekretuar nga Presidenti i Republikes dhe programin e ri, i cili do te behet publik nga Kryeministri Sali Berisha.

Lajmi per mbledhjen e seances parlamentare behet i ditur nga zyra e shtypit e Kuvendit, e cila nepermjet nje njoftimi te publikuar ne faqen zyrtare te ketij institucioni sqaron anen procedurale.

“Bazuar ne nenin 110, pika 1, te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise ne te cilin thuhet se: data e seances plenare per miratimin e programit politik dhe te perberjes se Keshillit te Ministrave, ne zbatim te nenit 97 te Kushtetutes, percaktohet nga Kryetari i Kuvendit ne marreveshje me Kryeministrin”. Dhe sipas ketij institucioni, Kryetarja e Kuvendit ne marreveshje me Kryeministrin e Shqiperise kane vendosur mbledhjen e Parlamentit ne seance plenare, sot, ne oren 18:00.

Ashtu si ne dy seancat e para dhe ne kete mbledhje pritet te mungoje opozita, e cila ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne Kuvend derisa mazhoranca te plotesoje kushtet e saj. Pavaresisht mungeses se opozites ne salle, deputetet e mazhorances jane te bindur te miratojne pa asnje kundershtim kabinetin e ri te drejtuar nga Sali Berisha dhe qe ka ne perberjen e tij 15 ministra. Votimi i ministrave behet ne menyre elektronike, te hapur.

Nuk pritet te kete ndonje surprize gjate votimit, duke perjashtuar voten e kryetarit te PBDNJ-se, Vangjel Dule, qendrim i cili deri me tani eshte shenuar si vota kunder ne Parlament. Qendrim qe e ka shnderruar tanime ne te vetmen opozite pas bojkotit qe kane vendosur te bejne socialistet. Edhe gjate votimit te kabinetit qeverises dhe programit, vota e Dules pritet te jete serish kunder nese ai do te marre pjese ne seance.

Po sot, deputetet do te votojne edhe programin e ri qeverises, por me pare ai do te behet publik ne menyre te detajuar nga Kryeministri Berisha. Pas publikimit qe do t’i behet programit nga Berisha, deputetet kane te drejte te bejne pyetje ne lidhje me kete material, te cilave iu jepet pergjigje nga Kryeministri. Pas ezaurimit te pyetjeve, Kryetarja e Kuvendit kalon ne piken tjeter te diskutimit te programit dhe pas perfundimit te diskutimeve hidhet ne votim programi. Zakonisht kjo eshte nje praktike e cila nuk ka hasur ndonjehere ne kundershtine e mazhorances, por vetem te opozites. Per aq kohe sa opozita nuk merr pjese ne seance, atehere pritet qe edhe verejtjet apo kundershtimet per programin te mungojne.

Kryeministri ka hartuar nje program te detajuar ku vemendja kryesore eshte perqendruar te realizimi i reformave kryesore ne vend, te cilat do te ndihmojne per integrimin e vendit ne BE, ne luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar, zhvillimit te turizmit, hapjes se vendeve te punes, uljes se varferise, reformimit te sistemit shendetesor etj. Edhe ne kete seance te Kuvendit pritet te mungojne deputetet e Partise Socialiste dhe programi do t’u lexohet ligjvenesve te djathte.

Top Channel