Enisi, Harry Potter-i shqiptar

16/09/2009 19:25

Mbare femijet e planetit e ushqyen ne keto vite imagjinaten e tyre me personazhin fantastiko-shkencor, mitin e djaloshit Harry Potter. Ne Shqiperi, nje djale i ngjashem me Harry Potter, ka marre misionin te shnderrohet edhe ne autor librash te trillerit fantastik.

17-vjecari i njohur si shkrimtar, nxenes ne kolegjin turk duket se ka misheruar ne menyren e jeteses dhe librave qe shkruan Harri Potter-in shqiptar.

Po kthehet nga shkolla per ne apartamentin e tij ne katin e katert duke medituar dhe dialoguar me personazhet e romanit te pritshem.

Ai shkruan per femijet e te gjitha moshave.

Tek porta e presin me dashuri dy kolonat mbeshtetese te krijimtarise se tij, babai Astriti titullar i policise dhe e ema Zana pedagoge prane Fakultetit te Historise.

Ulet prane tyre dhe nis rrefimin e dites. Ata na zbulojne disa pasione te tjera te Enisit.

“Kishte manine te shkonte ne drejtim te kundert me rrymen. Jo per t’iu kundervene, por per te qene unik dhe i sakte me mendimet e veta”, thote babai i Enisit.

Ndersa per mamane ai “cliron besim dhe pjekuri”. “Ai ‘non stop’ qendron ne kompjuter, ‘Facebook’, por nuk e kalon kohen kot”, shton ajo.

Adoleshenti me nje pjekuri te parakohshme dhe talent te gjithanshem ndihet me mire ne keshtjellen e shtepise prane gjyshes. Ajo duket si zanafilla e subjekteve te tij fantastike.

“Enisin e kam rritur dhe femija i femijes qenkerka shume i dhembshur, si vete mjalti”, thote gjyshja.

Enisi mbyll deren e “studios” se vet, hap lap-topin e ne ritmet e muzikes se zgjedhur nis ritualin e kercimit, renies se kitares imagjinare dhe hyrjes ne boten magjike te simboleve.

Ne fund te komunikimit me boten e hijeve dhe fantazmave te fantashkences, ai ulet ne gjunje para thesarit te fshehur.

Ngre kapakun dhe stoliset me diamantet e guret e cmuar te alkimise se shkrimtarit.

“Harry Potter”-i shqiptar thekson se libri i tij i fundit “Pese diamantet zejter” eshte vetem i pari nga pese qe ka projektuar ne mendjen e tij dhe frymezimi i ka ardhur nga nje enderr.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel