Aplikimi ne BE, Gjermania bllokon kerkesen e Shqiperise

16/09/2009 09:05

Gjermania ka bllokuar shqyrtimin e aplikimit te Shqiperise per statusin kandidat nga keshilli i radhes i ministrave te jashtem te Bashkimit Europian.

Burime diplomatike ne Bruksel rrefyen per Top Channel se Berlini nuk ka pranuar qe kjo ceshtje te perfshihej ne axhenden e punimeve 2-ditore te Keshillit, me argumentin se duhet pritur fillimisht progres-raporti i 15 tetorit.

Te njejtat burime shtojne se realisht nje qendrim i tille vjen dhe per hir te zgjedhjeve ne Gjermani, per shkak te ndikimit negativ qe perben ceshtja e zgjerimit ne zgjedhjet qe organizohen ne Gjermani ne fund te ketij muaji. Ne te njejten kohe, suedezet, te cilet mbajne presidencen e BE-se, deklaruan se aplikimi pritet te shqyrtohet ne muajin qe vjen.

Ministrja suedeze per Ceshtjet Evropiane. Cecila Mallmstrom tha: “Do ta fusim ne axhende sa me shpejt te jete e mundur, besoj ne tetor”. Me te marre udheheqjen e unionit ne muajin korrik te ketij viti, suedezet premtuan fillimisht se shqyrtimi i aplikimit te Shqiperise pritet te kaloje shpejt, pasi behet fjale vetem per nje ceshtje teknike. Edhe ne keshillin e fundit te ministrave, para pushimeve te veres, ministri i Jashtem, Karl Bildt pati deklaruar se BE pret vetem perfundimin e procesit zgjedhor dhe raportin perfundimtar te OSBE/ODIHR-it, raport qe faktikisht u publikua pak ore para nisjes te henen pasdite te keshillit te ministrave.

“Natyrisht qe ne duhet te studiojme imtesisht raportin e te diskutojme me vendet anetare. Por ne kemi per synim qe ta perfshijme ne axhende. Ky ishte sinjali i qarte qe Keshilli i Ministrave dha ne korrik e shpresoj te arrihet, nese jo shqyrtimi do te behet sa me shpejt”, theksoi Mallmstrom.

Aplikimi i Shqiperise u be gjate presidences ceke ne qershor te ketij viti dhe sipas burimeve diplomatike ne Bruksel, pjesa derrmuese e vendeve anetare kane shprehur shqetesimin qe kerkesa e Shqiperise nuk po shqyrtohet prej nje kohe shume te gjate, duke perbere keshtu nje precedent.

Shqetesimi lidhet me faktin se ne kete faze teper teknike te procesit, Keshillit te BE-se i duhet vetem t’i kerkoje Komisionit Europian qe te pergatise nje opinion mbi gadishmerine e Shqiperise per te fituar statusin kandidat, proces i cili pritet te zgjase se paku nje vit, para se te kaloje serish nga vota e vendeve anetare.
 

Top Channel