Ruli ne ikje: Te ike Top Channel

15/09/2009 19:40

Ne ditet e tranzicionit te tij ministror, Genc Ruli, minister ne ikje i Ekonomise dhe ne pritje per te drejtuar Bujqesine, njofton Top Channel se zgjidh kontraten e qerase per ambjentet e Qendres Kombetare te Panaireve, ish ekspozita “Shqiperia Sot”.

Vendimi i Rulit eshte marre ne daten 14 shtator, pikerisht diten kur ai u dekretua nga Presidenti i Republikes, jo me si minister i Ekonomise por si minister i ri i Bujqesise. Ne letren ku njoftohet zgjidhja e njeanshme e kontrates, Ruli thote se toka ku ndodhet ndertesa e ish ekspozites “Shqiperia Sot”, eshte privatizuar ne daten 9 shtator, pra vetem nje jave me pare.

Vete Ruli ka firmosur zgjidhjen e kontrates me Top Channel ne daten 14 shtator. Ne letren drejtuar Top Channel, ministri ende ne trazicion ministror deri sa parlamenti te miratoje keto dite qeverine e re, rendit disa ligje te cilave ish ministria e tij e Ekonomise i eshte referuar per zgjidhjen kontrates. Por ne te nuk thuhet asgje per kushtet ligjore te kontrates mes ministrise dhe shoqerise Top Channel, te cilave televizioni i eshte permbajtur jo vetem me rigorozitet, por duke i tejkaluar me disa here planet e investimit.

Sipas kontrates se qerase qe nis ne vitin 2005 dhe duhet te perfundoje me te drejte rinovimi vetem ne vitin 2025, Top Channel ka tejkaluar deri tani me 5 here me shume kushtin e punesimit. Edhe plani i investimit eshte tjeklauar me 2.5 here nga sa parathuhet ne kontrate, duke e kthyer godinen e vjeter te ish ekpozites “Shqiperia Sot” ne ekspoziten e kultures dhe artit te se ardhmes.

Te gjitha shifrat dhe deklarimet e ketyre investimeve te medha jane te dokumentuara zyrtarisht edhe ne ministrine e Ekonomise, te cilen Genc Ruli e la pikerisht ne daten kur njoftoi zyrtarisht zgjdhjen e  njeaneshme te kontrates me Top Channel. Nisur nga sa me siper dhe nga arbitriariteti i ketij vendimi, Top Channel ka vendosur te ndjeke te gjitha rruget ligjore, duke depozituar ne gjykate edhe padine per rrezimin e ketij vendimi te njeanshem.

Top Channel