Rama, vizite ne Bruksel

15/09/2009 08:15

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ndodhet ne nje vizite ne Bruksel. Burimet nga selia roze konfirmuan dje se ai ndodhet jashte vendit, por nuk specifikuan nese vizita ishte zyrtare apo private.

Po sipas burimeve, bashke me Ramen drejt Brukselit ka udhetuar edhe kreu i Levizjes G99, Erion Veliaj.

Zyrtarisht Partia Socialiste, por as G99 nuk kane komunikuar me median per ndonje takim te mundshem te dy kryetareve me personalitete te huaja te akredituara ne Bruksel.

Dje, pas publikimit te raportit te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e 28 qershorit pati reagime sporadike te perfaqesuesve te Partise Socialiste.

Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se raporti i nderkombetareve faktoi se serish Shqiperia nuk arriti te beje zgjedhje te lira dhe konform standardeve nderkombetare.

Top Channel